Bujanoc: Komuna i del në ndihmë personave me aftësi të veçanta, ja lista e plotë (DOKUMENT)

79

Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për ndihmë të njëhershme personave me aftësi të veçanta, i cili ka qenë i hapur deri më 30 nëntor të 2017-tes.

Komisioni për ndihmë të njëhershme personave me aftësi të çanta, ka marrë vendim, që gati 95% të aplikuesve me nevoja të veçanta, t’i dal në ndihmë.

Agim Hasani, kryetar i komisionit për ndihmë të njëhershme personave me aftësi të veçanta, në një prononcim për Lugina-Lajm, ka sqaruar se komisioni në fjalë, ka pranuar gjithsejt 133 kërkesë për ndihmë të njëhershme persinave me aftësi të veçanta.

Hasani, shpjegon se, komisioni në fjalë, ka vendosur të ndaj ndihmë për 127 persona, ndërsa 6-të të tjerë i ka refuzuar për arsye të mos kompletimit të dokumentacioneve të nevojshme. Mirëpo, të refuzuarve, i’u është dhënë kohë prej 7-ditës, që t’i plotësojnë dokumentacionin./Lugina-Lajm/

Lista

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *