Bujanoc: Çertifikohen juristët e rinj, parapregatiten për provimin e jurispodencës

101

Sot në Bujanoc, në praninë e dy ambasadorë, u ndan çertifikatat për juristët e rinj që kanë ndjekur trajnimet për parapregaditjet e provimit të jurispodencës.
Ambasadori i misionit të OSBE-së në Serbi, Anreo Oricio, falenderoi Odën e Avokatëve të Serbisë, duke vlerësuar se pa përkrahjen e tyre, ky projekt do të ishte i pamundur të realizohet.
Nga ana tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Zvicrrës në Beograd, Filip Ge, vlerësoi se nëpërmjet këtij projekti, pasi të kenë kaluar kandidatët provimin e jurispodencës, do të mund të krijohen mundësi për shqiptarët që të kyçen në gjyqësorin serb, me që aktualisht përfaqësohen nga një numër tejet i vogël.
Për të gjithë juristët pjesëmarrës, u ndan çertifikata, ndërsa bartëse e projektit ishte OSBE-ja në bashkëpunimin me Odën e Avokatëve të Serbisë. Gjithashtu, komunat Bujanoc, Medvegjë, Preshevë, ofruan ndihmë operative për organizatorët e trajnimeve./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *