Artistë nga Lugina dhe Kosova fituan çmime nderi në Festivalin e Aktrimit në Tiranë

83

Mbrëmë në Qendrën Rinore në Tiranë u zhvillua Festivali i Aktrimit nën mbeshtetjen e Akademisë së Arteve, Ministrisë së Kultures, dhe Bashkisë së Tiranes, nën organizimin e Mira Korançe.

Ne këtë festival morrën pjesë kandidatë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora, si Europa dhe Amerika. Moderatorja, njëherit ikona e televizionit, Silvana Braçe hapi festivalin me intonimin e hymnin kombëtar. Presidentja e festivalit, aktorjs Margarita Xhepa, falemderoi të gjithë  pjesëmarrësit, ku i uroi suksese suksese në ketë festival.

Me propozim të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës u emërua, regjisori Valton Jakupi, me prejardhje nga Komuna e Bujanocit-Lugina e Presheves me asistente, Jokida Mati nga Durresi, ndërsa juria profesionale përbëhej prej artistëve profesional, si: Margarita Xhepa Presidente, Mariana Kondi, Blerim Hasani dhe Ramazan Luga nga Tirana.
Në kë të festival u shperblyen me tituj nderi dhe trofe me moton Rinia Shqiptare Aktron.
Në mesin e shumë kandidatëve vendet e para i takuan Esra Aqifit nga Tërnoci që e perfaqësoi Luginën e Preshevës dhe Dijart Sylejmani nga Kosova qe e perfaqesoi diasporën nga Zvicra. Kurse vendet e dyta iu dedikuan pjesëmarrësve nga Maqedonia, Çamëria, Kosova dhe Shqipëria. Çmimet tjera i takuan perfaqesuesve nga Diaspora Shqiptare.
Ne drame vendi i parë i takoi Kolegjit Mehmet Akif nga Tirana, dhe Aktorve-Studentëve te Aktrimit te Akademisë se Arteve nga Tirana.
Ne fund te spektaklit Ansambli “Naim Frashëri” nga Fushë Kosova permbylli natën finale të festivalit të “Aktrimit 2017” në Tiranë. Festa vazhdoi deri ne mesnat ne Sheshin Skenderbe nen tingujt e vallave dhe kengeve Shqipe./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *