APN e Shqiprim Arifit me fitore bindëse në zgjedhjet lokale të Preshevës

77

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet lokake të Preshevës.

APN ka marrë plotë 5994, kundrejt PDSH-së së Ragmi Mustafës, e cila në këto zgjedhje mblodhi 4445 vota.

E treta për nga numri i votave doli PVD e Riza Halimit, e cila kishte nominuar Ardita Sinanin për kryetare të Komunës së Preshevës. PVD morri 2003 vota, ndërsa LR PDSH e Sami Salihut, 1320 vota.

Lista Serbe ka tubuar 438 vota, ndërsa partitë e tjera, si UDSH, BDL dhe PD, me gjasë nuk do ta kalojnë cenzusin zgjedhor.

Fitorja e APN-së është historike, me që pas 27 vjetëve pluralizmit politik, PDSH dhe PVD, kanë humbur primat në Preshevë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *