Zhvillohet mbledhja e XXIII-të e Këshillit komunal të Bujanocit (VIDEO)

72

Në sallën e qelqit të Administratës komunale, me fillim prej ores 10:00h është zhvilluar mbledhja e XXIII-të e Këshillit Komunal të Bujanocit.

Për mbledhjen e sotme, ishin paraparë 7-të pika të ndryrshme, ndër më të rëndësishmet, propozim vendimi mbi caktimin e numrit maksimal të punësuarve më kohë të pacaktuar në vetëadministrimin lokal dhe propozim akëtvendimi për forimin e komisionit për caktimin e mëntrës së vlerësimit të faturimit dhe bartjen e mbeturinave të Banjës së Bujanocit.

“Këshilli komunal ka aprovuar propozim-aktvendimin, i cili do ti dërgohet kuvendit, për numri e ri të të punësuarve në administratën komunale, sipas të cilit numri i punëtorëve konform ligjit, duhet t’i ketë 468 të punësuar” – deklaroi pas mbledhjes, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit.

Kryetari Kamberi, gjithashtu potencoi se, Këshilli Komunal ka themeluar një komison për vlerësimin e çmimores së “Kumanilsë”, karshi shërbimeve ndaj Banjës së Bujanocit.

Për më shumë, shikojeni videon:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *