SLLOBODAN MILLOSHEVIQI KA VUAJTUR NGA SHIZOFRENIA

36

Shkruan: Mr.Xhahit RAMADANI

Shokante! Në opinion ka shpërhthyer dokumenti  strikt konfidencial i shërbimeve sektrete të RSFJ se Millosheviqi ka vuajtur nga  shizofrenia, shkruan gazeta e perditshme Beogradase Kurir  e dates  21,tetor 2017.

Sipas (SDB) Shërbimit të sigurimit shtetror: , bashkëshortja Mira ka qenë e padëgjueshme ndaj Millosheviqit dhe ka bër  jetë të pahijeshme.

Në bazë të kërkesës së Borisllav Joviqit, sekretari(ministër) i athershëm i Sekretarijatit Republikan për Punë të Mrendshme më datën 29.5.1990. I ka dërguar raport B.Joviqit mbi  shëndetin e Slobodan Millosheviqit dhe mënyrës si jetonte bashkëshortja e tij Mirjana Markoviq.

Radmillo Bogdanoviq në raportin zyrtar njoftoi Borisllav Joviqin me detajet nga kartoni shëndetsor i Sllobodan Milosheviqit.

Sllobodan Millosheviqi, ish president i Republikës së Bashkuar të Jugosllavisë dhe I Serbisë ka qenë I smuar nga shizofrenia dhe diabeti, njoftoi  botërisht,  ish kryeministri dhe ish ministri federative I punëve të mbrendëshme  Zoran Zhivkoviq. Ai, atë e ka argumentuar me dokumentin strikt konfidencial të vitit 1990, cilin e ka nënshkruar Radmillo Bogdanoviq, sekretar (minister) i atëhershëm  i Sekretariatit Republikan të punëve të mbrendëshme.

Dokumenti i publikuar faktikisht është përgjegja e Bogdanoviqit ndaj kërkesës së Borisllav Joviqit, kryetarit të athershëm të Kryesisë së  Jugosllavisë, me ç’rast e informon për të dhënat nga dokumentacioni mjeksor i Milosheviçit kryetarit të Kryesisë së RS të Serbisë.

Pasë njohjës  me dokumentacionin mjeksor dhe procedures kontrollusese të puntorve të Sekretariatit Republikan për punë të Mbrendshme,është konstatua me siguri se Millosheviqi vuan nga disa sëmundje ,prej cilave dy janë më prezente: psihichonis  schiophienica 295 (psikopat-shizofren) dhe  diabetes urlitus 250(sëmundja e sheqerit). Gjendjën shëndersore të Milosheviçit mjekët e vlerësojnë si shumë të vështirë, kurse aftësia e pënës dukshëm të zvogluar. thuhet në Raportin e Bogdanoviqit të apostrofuar si” strikt konfidencial” të dates 29. Maj 1990. Joviqit i bëhet me dije se kabineti i Bogdanoviqit bashkë me raportin i a dërgojn edhe dokumentacionin mjekësor dhe shënimet yzrtare.

Në raport përmendet bashkëshortja e Millosheviqit Mira Markoviq s e cila apostrofohet si problematike për system. Mirjana Markoviq përcillet nga Shërbimi Sekret i Sigurimit,në bazë të veprimeve operative, ky shërbim ka njohuri se Mirjana Markoviq bën vepra  të pahijeshme në jetën private, e në lidhje me kët shërbimi secret e ka njhtuar edhe Sllobodan Millosheviqin. Zhivkoviqi këtë dokument e ka siguruar nga burimi i sigurt. Dokumentin e ka mar nga njeriu i radhave të (SPS) Partis Socialiste të Serbis,cili në vitin 2000 ka pasur për detyrë me i zbrazur arkivet. Joviqi mohon kët dkumentin duke deklaruar:”Kurr nuk kam kërkuar një gjë të till” Por Raporti i Radmillo Bogdanoviqit i protokolluar si strikt konfidencial i nëshkruar dhe i vulosur ka mbetur.Nj fjalë e urt popullore serbe thot:”Zakllela se zemlja raju da otkrije svaku tajnu”-Toka i u ka betuar parajsës ti a zbuloj  secilën gjë të msheft, secilin sekret.”

Rreth shëndetit mendor të Millosheviçit oponioni gjër nuk ka dituar as gjë. Vlersimet dge gjykimet për të bëheshin në bazë potezeve të ti politike cilët shkaktuan embargo,luftra të përgjakshme shkatrrimin e Jugosllavisë, hiperinflacion të paparë rrogë  të puntorit prej 5 D.M.varfëri të skajshme.

Tani dim shumë për traumat e ti, e dy më të mëdhjat jan vëtvrasja e babit dhe nënës së ti. I ati Svetozar Millosheviçi ka vrar vehtën me revole më 3.gusht 1962. Arsyja e vetvrasjës ka qenë vetvrasja e nxënësit të ti , që e kish bër kët akt pasi që ka mare not negative nga profesori Svetozar babai i Millosheviqit.  Dymbëdhjetë vjet më pasë nënën e Millosheviqit, Stanisllavën  e kan gjetur të varur në Pozharevc. Me kaq nuk përfundojn tragjedit familijare të Millosheviqit. Daja i Sllobodanit gjenerali Kolenshiq ka bër vetëvrasje,vetëm një dit pas vetëvrasjës së babait ti Svetozar Millosheviqit. Vetëvrasje ka bërë edhe halla e Sllobodanit, motra e Svetozarit. Të pajetë e kanë gjetur në kadë pasi që i’u kish vrarë burri dhe fëmitë i kishin vdekur.

(P.s. autori është botues i disa veprave, opinionet nuk përmbajnë poltikën redaktuese)




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *