Sinani kërkon nga Aleanca kosovare e biznesit, hapjen e sektorit prodhues në Preshevë

14

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, mori pjesë aktive në “Javën e biznesit kosovar”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë forum të nivelit të lartë në shkallë republike, në të cilin ishin të pranishëm kryetari i AKB, Agim Shahini, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendëskryeministri njëherit edhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve strategjike, Dardan Gashi, Ardita Sinani, ishte enkas e ftuar nga Lugina e Preshevës.
Në një fjalim të rastit, që pati Sinani, inkurajoi përfaqësuesit e bizneseve kosovare në projektin për konsumimin e prodhimeve vendore nga Lugina e Preshevës.

Ndër të tjera, ajo foli edhe për vështirësitë që hasin prodhuesit dhe ndërmarrësit e Luginës së Preshevës në plasimin e produkteve të tyre, sidomos në Kosovë, për shkak të politikave diskriminuese të shtetit serb.

“ I kërkova Kryeministrit të Republikës së Kosovës, anëtarëve të Qeverisë si dhe përfaqësuesëve të bizneseve nga Kosova, që edhe prodhuesit e ndërmarrësit e Luginës së Preshevës të trajtohen si prodhues vendorë të Kosovës, pikërisht për shkak të kësaj politike diskriminuese të Qeverisë serbe”, u shpreh Sinani.

Për shkak të gjendjes shumë të vështirë socio – ekonomike, gjithashtu, Sinani kërkoi që Republika e Kosovës të shqyrtojë seriozisht mundësinë e hapjes së ndonjë sektori prodhues në Komunën e Preshevës, për shkak se Qeveria serbe investitorët potencial të huaj po i destinon në qendrat e banuara me serb, e asnjëherë në Luginë të Preshevës.

Në një fjalim të rastit, që pati Sinani, inkurajoi përfaqësuesit e bizneseve kosovare në projektin për konsumimin e prodhimeve vendore nga Lugina e Preshevës.

Ndër të tjera, ajo foli edhe për vështirësitë që hasin prodhuesit dhe ndërmarrësit e Luginës së Preshevës në plasimin e produkteve të tyre, sidomos në Kosovë, për shkak të politikave diskriminuese të shtetit serb.

“ I kërkova Kryeministrit të Republikës së Kosovës, anëtarëve të Qeverisë si dhe përfaqësuesëve të bizneseve nga Kosova, që edhe prodhuesit e ndërmarrësit e Luginës së Preshevës të trajtohen si prodhues vendorë të Kosovës, pikërisht për shkak të kësaj politike diskriminuese të Qeverisë serbe”, u shpreh Sinani.

Për shkak të gjendjes shumë të vështirë socio – ekonomike, gjithashtu, Sinani kërkoi që Republika e Kosovës të shqyrtojë seriozisht mundësinë e hapjes së ndonjë sektori prodhues në Komunën e Preshevës, për shkak se Qeveria serbe investitorët potencial të huaj po i destinon në qendrat e banuara me serb, e asnjëherë në Luginë të Preshevës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *