Sinani e Kamberi të ftuar nga Ambasada e Shqiprisë në Kosovë; situata e fundit e krijuar në Preshevë, brengosëse për sprektrin politik kosovar (FOTO)

70

Kandidatja për kryetare të Preshevës nga rradhët e PVD-së, Ardita Sinani dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së Flamurit në Ambasadën e Republikës së Shqiprisë në Prishtinë.
Gjatë ceremonisë së sontme të mbajtur në Prishtinë, dy përfaqësuesit e PVD-së, zhvilluan takime të ndara e të rëndesishme me krerët institucional vendor e ndërkombëtar, si me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryekuvendarin Kadri Veseli, Ambasadorin britanik Ruairi O’Conell, Ambasadorit e Shqiprisë Qemajl Minxhozi, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të tjerë institucional e diplomatik.
Të dy nënkryetarët e PVD-së, Ardita Sinani e Shaip Kamberi, ishin të ftuar nga Ambasadori shqiptar, Qemajl Minxhozi.
Që të gjithë akterët politik të Kosovës, janë deklaruar se me vëmendje po e përcjellin situatën e fundit të krijuar në Preshevë, pas futjes së masave të dhunshme nga Beogradi zyrtar./Lugina-Lajm/

 

[




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *