MULLIRI I HAXHI OSMONËVE

57

Shkruan: Mr.Xhahit RAMADANI

Mulliri i Haxhi-Osmonit gjendej në anën e majt tatëpjetë të lumit Morava e Binçës, në vendin e quajtur Kuka.

            Eka ndërtur Haxhi Osmoni i mahallës Shteka të fshatit Tërnoc[1] dhe në bazë të ndërtuesit e ka marë emrin Mulliri i Haxhi Osmonit.

            Mulliri daton që nga periudha Osmane. Haxhi Osmoni ishtë babëgjysh, i babëgjyshit informatorit Bahri Hasan Hamidit.

Familja e Haxhi Osmonit konsiderohet ndër familjet e pasura në Tërnoc. Ishte njeri vizionar i drejt dhe humanitar.

Mullit atë kohë ishin një lloj fabrike. Bluanin me uj, nuk kishin harxhime si mullit e tanishëm që bluajn me rrymë, e mernin 5% ujem.[2]

Janë të nryshme  në popull vlersimet mbi   mullit, varësisht nga vendi ku gjindej dhe vlersimit të informatorit. Në popull flitet” një djal i vyeshëm vlen sa një gur mulliri. Tjerët thon një gur mulli vlen sa  një –çiflëk, (100 shnik tok), një bylik dhen(100 dele)” e tj.

Mulliri i haxhi Osmonit ka pasur 3 gur. Sipas informatorit, Bahri Hamidit, një gur mulliri ka vlejt 5 hektar tokë. Mulliri i tyre me 3 gur ka vlejt 15 hektar tokë.

Mulliri ka qenë i madh. I mbuluar me qeremide. Ka pasur odën ku ka fjetur  mullinxhija dhe njerëzit që prisnin në rend me blu. Në afërsi të mullirit Haxhi Osmonët kanë pasur ara të mjella me grur dhe misër. Afër mullirit gjendej kopshti . Pasi që kopshti ujitej jepte redimente mbi mesatare, të jashtëzakonshme.

Në mulli bluhej elb, tërshonë, grur, misër. Mulliri bluante ver dimiër pa u ndalur. Gjatë verës punë ka pasur më pak. Më që Tërnoci ka pasur mulli në lumin e Tërnocit te mulliri i Haxhi Osmonit kan ardhur me blu prej fshatrave për rreth, Samolica Negoci, dhe fshatrat tjerë gjerë në Preshevë.

Vinin njerzit me gomar, me kal me dy tri breme me bluajt po të largët për mos me u end, vinin me qerre të ngarrkuar me nga 12 thas ka 90 okë. Një okë turke ka peshuar 1,28 kg. Në kët mënyrë synonin me siguruar millin për 4-5 muaj.

Po haxhi Osmoni ishte njeri i drejt, nuk e pranonte haramin. Fakt është  se si ide për ndërtimin e mullirit ka qenë e qëlluar, mulliri ka sjell fitim por aj nuk ka lejuar që djemt e ti ta mbanin mullirin. Me qëllim që mos të hyn nëhak dikujt qoft gjat  matjës gjatë pranimit të grurit , qoft gjat marjës së ujemitmos të hyn në gjynah. Ai kish vendosur mullinxhiu të jet jo i familjës kurse  për punën e bër mullinxhiut  ti jipet paga.

Pasi djemt insistojn medomos ta mbajn mullirin, ai u thot në rregull po ta bëjm një provë e më pasë bisedojm.

E ka marrë një qyp, e ka vendosur para mullirit dhe e ka mbushur me ujë. Djemve që e kan ruajtur mullinin u ka thënë sa here tëdilni nga mulliri në kët qyp duheni ti lani duart. Pas 30 ditëve e ka zbrazur ujin në fun kish mbetur brum që është bër nga milli që lanin duart. E mat brumin ai peshon tre kilogram. Djemve u thot ky brum nuk është i juaji,është krijua nga gruri i huja tu u mbledh në dur të juaja,andaj është haram. Djemt binden se edhe pa dashur me me i hy në hak dikujt natyra e punës është e tillë që milli i huaj nxhitët dhe pranojn që mos të punojn si mullinxhinj.

Andaj, haxhi Osmoni si mullinxhi e angazhon një serb me emrin Millan. Ma von mullirin e kan ruajtur nipat e Haxhi Osmonit, mulla Rasimi, Fetahu i Rrahmonit, Lata, mullinixhi i fundit te Mulliri i Haxhi Osmonit ka qenë Shukri Hamidi (1929-1917).

Haxhi Osmoni me parat e fituara me hallall, me që ka përmbushur kushtet dhe ka pasur mundësi, ka kryeri obligimin e muslimanit që një her në jet e ka  obligim të detyruar, për hir të Allahut me ky haxhin. Në kohën e ti prej Tërnocit  gjerë në Meke ka udhtuar tre muaj. Udhtohej në këmb,kal deve. Gjatë udhmit ish i armatosur me u mbrojt nga hajnat që synonin me i plaëkit. Haxhit aso kohe ishin ne këtë anë shumë të rrall.

Pos haxhit që e kish obligim Haxhi Osmoni ka bër në fshat hajirate që rradh kush i ka bër. Ka blerë dy hektarë tikë dhe i a ka falur fshatarëve për varreza.

Në fushë në drejtim të mullirit të Haxhi osmonve në vendin ku kryqëzoheshin rrugët,afër varrezave të Romëve të Bujanocit,tani te shtëpia e Ilmi Bërkës kishte hapun në fush bunar për tu a shukur etjen njerëzve dhe kafshve. Në Bunar ka qenë kofa me zinxhir për të nxjerr uj.

Mulliri ka punuar gjer kah viti 1960. Me daljën e mullinjëve modern me rrymë, millinjët elumejve fillojn një nga një me dal nga përdorime. Kanë mbertur aty këtu ndonjë sa me i ruajt kujtimet.

Në lokacioni ku gjendej mulliri i Haxhi Osmonit ne fëmit e Bujanocit shkonim me u  la në Moravë gjat verës. Uji ishte i pastër dhe i nxeht. Një her një nip i Bujanocit Preshevar, për ujin  e Moravës më pat thën: Po ky uj iMoravës koka i nxeht si me nxeh në kazan.

Presheva atë koh ka pasur bazen i cili gjindej nën kishën. Uji i ftoft i lumit që mbushej bazeni plepat pemët për rreth bazenit pengonin deportimin e diellit dhe uji im bazenit nuk nxehej. Andaj uji i Moravës ishte shumë më i këndëshëm me u la.

Aty përjetonim kënaqësi të papërshkruara. Notonim zhyteshim kërcenim në uj nga lartë, bënim lloj lloj akrobacionesh luanim llojra të  lojllojshme. Merrnim  kungi të vegjëll  nga arat e Haxhi Osmonve të mbjellura me misër me të luanim në uj me  që topat aso kohe kanë qën të rrall e të shtrenjt.

Në kët vend vinin me u la fëmit dhe rinia e Tërnocit, serbët e Bujanocit. Ata që ruanin bakëti i binin me i u dhën  uj, dhe  nën hije të shelnjeve baktija pllandonte gjat zhegit të drekës. Barit shfrytëzonin rastin me u la. Laheshin bollicat pak më larg njerëzve te mulliri I Haxhiosmonit mblidhej masë e madhe e njerëzve. Në Moravë, në kët vend un, sikur edhe shum të ri tjer të Bujanocit dhe të Tërnocit jemi mësuar me notu, gjë që ësht shumë e rëndësushme për jetën e njeriut. Në fëmirin time, viteve pesëdhijeta të shekullit të kaluar un nuk di dikush nga Bujanoci apo Tërnoci të ketë shkuar në deti. Det yn ishte Morava, plaxhi te Mulliri i Haxhi Osmonit

Rinia në zall për buz lumit luanin fudboll. Me që punonte mulliri kish ushqim për peshqi. Afër mullirit ka pasur  peshqi të mdjenj. Vinin peshkatarët me zan peshqi me duar dhe me grrepa. Zinin peshqi të vegjel e të mëdhej sa krahu.   Ishte shum gjall dhe krijohej një atmosfer e hareshme. Fëmit vehtën e ndinin sikur të jenë në deti.

[1] Informator:Bahri Hasan Hamidi,i lindur në Tërnoc më vitin 1931. Jeton në Tërnoc si pensionist.

[2] Rrëfim i Bahri Hasan Hamidit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *