Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Ministri kosovar i tregtisë dhe industrisë Bajram Hasani, vizitoi Komunën e Bujanocit

0

Ministri i tregtisë dhe industrisë i Republikës së Kosovës, Bajram Hasani, qëndroi për vizitë në Bujanoc.

“Ai, në Kabinetin e kryetarit të komunës, u takua me Deputetin popullor Fatmir Hasani me të cilin bisedoi për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, për koordinimin e mëtutjeshëm dhe për shqyrtimin e mundësive për të ndihmuar qytetarët e kësaj ane” – bëhet e ditur në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujabocit.

Ministri Hasani konsideroi si hap të rëndësishëm vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve për renovimin e shkollës në Samolicë dhe potencoi që ndihma konkrete duhet të vazhdojë edhe më tutje.

Bajram Hasani është ministri i dytë i Qeverisë së Kosovës i cili në muajin e fundit ka vizituar Komunën e Bujanocit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *