Bresalc: Aksidentohet autobusi i kompanisë ‘Maxhar Turizam’

136

Policia e Kosovës është informuar me 20 nëntor 2017 se rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë saktë në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit, shkruan rajonipress, transmeton Lugina-Lajm.

Nga hetimet e para mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë civile Golf II.

Lugina-Lajm, jo zyrtarisht ka mësuar se autobusi i aksidentuar është i kompanisë “Maxhar Turizam” nga fshati Tërnoc i Bujanocit.

Njësitet e trafikut kanë dal me urgjencë në vendin e ngjarjes, edhe ekipi i ndihmës së shpejtë po ashtu i janë përgjigj rastit, por fatkeqësisht vetëm se kanë mundë për ta konfirmuar se vozitësi i veturës mashkull shqiptar shtetas i Kosovës rreth 30 vjeç, ka vdekur në vendngjarje, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, si dhe disa persona te tjerë janë te lënduar.

Megjithate, dhjetra udhëtarë kanë marrë lëndime trupore, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

Ne vendin e ngjarjes janë të gjitha njësit relevante dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë njoftoj Ismet Hashani./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *