Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

“Të heqim kapelen Berat”, ndër të vetmit futbollistë që e mban ende me fanatizëm…besën e shqiptarit!

0

Emri i tij është Berat, i njëjtë me një nga qytetet më antike të Shqipërisë. Gjimshiti e mban edhe mbiemrin në lartësinë e emrit, duke ruajtur me fanatizëm vlerat e çmuara të shqipëtarit që tashmë fatkeqësisht po humben.

 

Arsye për të mos qënë pjesë e kësaj kombëtare kuqezi ka pasur pafund, ose më saktë mundësi justifikimi për të veshur një tjetër fanellë, ashtu siç shokët e tjerë vepruan.

Nga të qendruarit në stol shpeshherë edhe pa të drejtë duke e merituar një vënd titullari, e për të mbërritur në pikën fatale…zhgënjimi i Europianit në Francë. Pasi luftoi pafund për të arritur ëndrrën e tij të madhe, kur mrekullia u arrit, Xhemshiti e sheh veten së bashku me tre lojtarë të tjerë, jashtë listës së europianit.

Me lot në sy lë hotelin, e teksa të tjerët filluan në inat e sipër të shpreheshin: “Lamtumirë Shqipëri”, Berati është i besës deri në pikën e fundit të djersës së tij. “Do të rikthehem edhe më i fortë”, ky ishte mesazhi i tij për të gjithë atë çmenduri që ndodhi asokohe, kur nëse De Biazi ka gabuar në diçka tek kombëtarja shqipëtare, ishte lënia jashtë e Gjimshitit.

Sa herë i është kërkuar të bëj detyrat e tij, ndonjëherë edhe shumë më të vështira nga limitet që realisht ofron, Berati sërisht i’a ka dalë me sukses. Kristiano Ronaldo e di më mirë nga të gjithë këtë gjë. Por nuk ka qënë vetëm markimi i yllit portugez arritja e Gjimshitit, ai ka qënë gjithmonë në lojtarët e ndeshjes në ato takime ku ka luajtur.

 

Vetëm ajo penallti dhe kartoni i kuq ndaj Izraelit që i mbylli derën përfundimisht për në botëror, sigurisht ajo pak derë e lënë hapur nga kampionët e botës, gabimisht, por që në fund rezultoi një “lajthitje” e gjyqtarit të ndeshjes sesa një gabim i Beratit. Në ndeshjet e fundit sërisht në stol por sërisht ulet i qetë në pankinë, nuk kërcënon, nuk hedh asnjë fjalë të vetme apo shishe ujë drejt tranjerit, por thjeshtë pret shansin e rradhës për të dëshmuar vlerat e tij.

Shqipëtarë janë shumë, si Berat Gjimshiti pak!

 

 

 

 

 

 

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *