Ombudspersoni Zoran Pashalliq vizitoi sot Bujanocin (VIDEO)

57

Vizitën e tij të parë, avokati i ri i popullit, Zoran Pashaliq, e realizoi sot në Bujanoc, ku u prit nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Takimi u zhvillua në një frym tejet produktive, ku  kryetari Shaip Kamberi me bashkëpunëtor, njoftuan përfaëqësuesit e Ombudspersnit serb, me mosrealzimin e të drejtave të pakicave nacionale në komunë të Bujanocit, respektivsiht me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si e drejt elementare e mohuar nga Qeveria e Serbisë.

Avokati i popullit, Zoran Pashalliq, e konfirmoi mbështetjen e këtij institucioni në mbrojtje të të drejtave të pakicave kombëtare, në ketë rast të shqiptarëve në Serbi.

Në takimin e sotëm u bisedua edhe për problemet e mospërdorimin të gjuhës shqipe në institucione shtetërore që funksiojnë në Bujanoc, mosnostrifikimin e diplomava të Kosovës, Shqiprisë dhe Maqedonisë, përkundër ekzistimit të marrëveshjeve për njohje reciproke./Lugina-Lajm/

 

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *