Ambasadori Keefe takon kryetarin e PVD-së Riza Halimi

11

Gjatë vizitës së tij në Bujanoc, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Denis Keefe, ka takuar kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi.

Në takimin e zhvilluar në zyret e degës së PVD-së në Bujanoc, në mes të ambasadorit Keefe dhe kryetarit Halimi, u bisedua për situatën akatuale politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në komunën e Preshevës, ku tashmë Qeveria e Serbisë ka emëruar organin e përkohshëm për udhëheqje të Preshevës.

Pas takimit, në një prononcim ekskluziv për Lugina-Lajm, kryetari i PVD-së, Riza Halimi, ka theksuar se me amabsadorin Keefe, e ka njoftuar për gjendjen e rëndë politike në komunë të Preshevës, ku Qeveria e Serbisë, në emërimin e organit të përkohshëm, ka shkelur disa nga ligjet e vetëadministrimin lokal.

“E njoftova ambasadorin Keefe, se është i papranueshëm fakti për ne, që qeveria serbe, emëron dy anëtarë nga një subjekt politik, që në esencë, përbjnë vvetëm 28% të parfaqësimit të Preshevës, e që është i barabartë me 72% tjetër, në kuvendin komunal të Preshevës” – tha Halimi, pas takimit.

“Aq më flagrant është rasti, kur qeveria në Beograd, emëron një anëtar serb për organ të përkohshëm nga rradhët e SNS-it të Preshevës, kur nga ky  nuk ka as edhe një përfaqësues serb në Asamblenë komunale të Preshevës, e që në praktik, ky anëtar serb, po i krijon një shumicë absolute, kryetarit në detyrë, në drejtimin e Preshevës” – deklaroi kryetari i PVD-së, Riza Halimi.

Halimi, theksoi se, deri me 14 nëntor, kryetarja e kuvendit republikan, duhet të i shpall zgjedhjet lokale në Preshevë, në rast mosshpallje, do të nisin hapat konkret të kundërshtimeve./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *