Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Qytetari i shkruan letër të hapur Shqiprim Arifit: “Silluni si human, e jo si arrogant, silluni si gjerman dhe jo si nazist”

0

Qytetari preshevar, Driton Sahiti, i cili jeton jashtë Preshevës, i’u është drejtuar kryetarit në detyrë, Shqiprim Arifit me një letër publike, ku i ka kërkuar të jetë i sjellshëm, e jo arrogant, dhe të sillet si gjerman dhe jo si Nazist.

Ja letra e plotë:

Jam i indinjuar tmerresisht shume per sjelljen tuaj si Kryetar i Komunes, me saktesisht me renien me dore mbi tavoline, ne nje tavoline me gra te cilat edhe sipas zakonit tone te lashte Kanuni, nese keni degjuar ndonjehere per te , shprehet se grate nuk dhunohen nga burrat. Kjo sjellje eshte teresisht e pafalshme dhe per “Kanunin” Europian nga ju pretendoni te vini.
Pamvaresisht lidhjes time familjare me personin ku ju keni krijuar incidentin jo burreror ,une i zhveshur teresisht nga ndikimet politike te Presheves duhet te te them qe duhesh te sillesh si Qytetar e jo si Cub , duhet te sillesh si Human e jo si Arrogant, duhet te sillesh si Gjerman dhe jo si Nazist por mbi te gjitha duhet te jesh shembulli i brezave dhe jo mallkimi i brezave qe vijne.
Kontributet jane numra, numra qe lexohen, dhe te ftoj te shtosh numrat sidomos ata pozitiv dhe te ngrihesh ne detyren funksionale qe ke si Kryeqytatar.
Edhe vete Arian Agushi do ishte kunder sjelljes tuaj sepse kete sjellje nuk do ta perkrahte as Xhemaledin dhe Ilmije Agushi intelektual dhe kontribues me shume vlera te atij institucioni qe ju keni dhunuar sot ne menyren me vandale. Politike nuk behet ne institucione edukimi.Nuk kam votuar asnjehere ne vendin tim qekur u burrerova por te premtoj qe nuk do le gure pa levizur politikisht dhe intelktualisht deri sa ti te marresh ate qe realisht te takon – PABURRERINE.
Tipa si ty duhet ta mesojne qe Komuna eshte Manastir ku prifterinjte shkojne e vijne dhe ju jeni nje prift i komanduar dhe jo i zgjedhur dhe me pa dinjitet. Shëndet dhe bëj ndonjë punë




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *