Universiteti shkodran “Luigj Gurakuqi” hap dyert për studentët nga Bujanoci

54

Një delagacion i komunës së Bujanocit, i përbërë nga kryeshefin për arsim, Driton Rexhepi dhe ish kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri, kanë qëndruar sot në Shkodër, me ç’rast, kanë takuar rektorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës,  Prof.Dr. Adem Bekteshi.
Temë e takimit në mes përfaqësuesve nga Bujanoci dhe atyre të Universitetit shkodran, ishte caktimi i kuotave të palimituara për studentat e Luginës së Preshevës si dhe mundësitë e transferimeve të studimeve si pasojë e pamundsisë për njohjen e diplomave te Universitetit Prishtinës.
Gjithashtu, nga ky takim, u bë e ditur se të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në ketë universitet, dhe në të gjitha profilet ekzistuese, nga ku rrjodhi edhe kjo ftesë:

Ftohen gjithë maturantat e interesuar të studiojnë drejtimet ekzistuese të Universitetit “Luigj Gurakuqi” (www.unishk.edu.al) dhe studentët që janë të interesuar të transferohen në drejtimet gjegjëse t’i dërgojnë të dhënat në emailin: rexhepi.d@gmail.com brenda dy ditëve të ardhshme. Kjo ftesë vlenë edhe për studimet master./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *