Shaip Kamberi, partisë së Vuçiqit në Bujanoc: “Mos luani me zjarr”

115

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, ka reaguar ndaj nismës së Partisë Përparimtare serbe në Bujanoc, për themelimin e disa strukturave paralele lokale me qëllim të ngritjes së aktivit serb të ndërmarrësisë.

Nëpërmjet një postimi në dy gjuhë; shqipe dhe serbe, e para e këtij lloji nga kryetari Kamberi, prefekti i Bujanocit, kërkon që të mos luhet me zjarrë.

Secili që për qëllimet e veta politike tenton që këtu të ndërtojë pushtete paralele duhet të dijë se po luan me zjarrin në një komunë në të cilën raportet ndërnacionale janë akoma të brishta.

Aq më tepër ata që tentojnë të uzurpojnë kompetencat e vetëadministrimit lokal që janë të përcaktuara më ligj po bëjnë lojën e dreqit.

Më mbetet të shpresoj që iniciativat për paralelizma nuk i ka rrënjët në “qendër” dhe se ideja për destabilizim i përket vetëm një grupi politikisht të margjinalizuar në Bujanoc.

Gjatë ditës, është bërë e ditur nisma e disa kompanive shoqërore dhe shoqërive aksionare të cilat udhëhiqen nga serbët për themelimin e aktivit të bizneseve serbe, gjë që, do të krijonte një paralelizëm me pushtetin lokal të Bujanocit që udhëhiqet nga Shaip Kamberi./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *