Nga një aksident trafiku, ka ndërruar jetë Adonis Adili (11) nga Tërnoci

15

Gjatë pasites së djeshme (e dielë), në një aksident trafiku, ka humbur jetën 11 vjeçari nga Tërnoci i Bujanocit, Adonis Adili.

Adonisi, i cili po udhëtonte me biçikletë në drejtim Lluçan-Osllarë, u godit për vdekje nga vetura “Golf 3”, me targa të Bujanocit.

Nga ky aksident Adonisi ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes ndërsa në spital vetëm është komfirmuar vdekja e tij.

Siç ka mësuar Lugina-Lajm, i ndjeri po udhëtonte nga Tërnoci, për fshatin Osllarë, në vizitë për tek daja i tij./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *