Kamberi përsëri në Zvicërr; tashmë po zhvillon bisedime konkrete me Institutet zvicërrane!

17

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, përsëri ka udhëtuar për në Zvicërr. Ai ka zhvilluar disa takime pune me përfaqësuesit shqiptarë, që tashmë janë pjesë e Instituteve zvicërrane.

Është vet kryetari Kamberi që ka bërë të ditur vizitën që po i bënë shtetit zvicërran.

Kamberi në facebook ka shkruar:

Takim pune me Drejtorin e Institutit zviceran i studimeve shqiptare me seli në Lozanë të Zvicrës, Driton Kajtazi, dhe takim me bashkëvendas të komunës së Bujanocit në Avanches.

Gjatë ditës së sotit do të realizohe edhe takime me përfaqësues të shoqatave që veprojnë në Zvicër dhe qytetarëve të Bujanocit që jetojnë këtu.

Nesër me fillim prej orës 15:00, në Hotelin Meirhof, adresa Steinig Strasse 1,8956, në Killwangen, do të mbahet takimi qëndror me qytetarë të Komunës së Bujanocit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Kjo është vizita e dytë, brenda 6 muajve që kryetari Shaip Kamberi po i bënë Zvicrrës, gjithnjë duke tentuat tërheqjen e investimeve të mërgimtarëve tanë, për në komunën e Bujanocit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *