Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Destani: BDL, jo që nuk e përkrah Organin e përkohshëm të Preshevës, por e shikon me neveri

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, nëpërmjet rrjetit facebook, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Serbisë, mbi emërimin e anëtarëve të Organit të përkohshëm, në krye me Shqiprim Arifin.

Destani, ka shkruar: “ORGANI I DHUNSHEM I VENDOSUR NGA QEVERIA E SERBISE NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN DHE INTERESAT E PRESHEVAREVE ,BDL JO QE NUK E PRERKRAH ,POR E SHIKON ME NEVERI.”

Bashkimi Demokratik i Luginës, në përbërjen e fundit të Asamblesë komunale të Preshevës, kishte siguruar dy ulëse, ndërsa kryetari Skender Destani, ishte ndër zërat më kritik ndaj qeverisjes së Shqiprim Arifit. Ai i’u bashkua qeverisjes së re, të udhëhequr nga Ardita Sinani./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *