APN fillon me inicimin e themelimit të nëndegëve në Bujanoc: “Të rikthejmë shpresën”

51

Këshilli Nismëtar i Alternativës për Ndryshim, në Bujanoc, është në përfundim të përgatitjeve rreth fillimit të zgjedhjeve nëpër vendbanimet shqiptare brenda kësaj komune, thuhet në komunikatën e lëshuar në mëngjesin e sot të kësaj partie.

Anëtarët e Këshillit Nismëtar kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që procesi zgjedhor partiak të shkojë sipas procedurave demokratike duke pasur në konsideratë sidomos frymën e transparencës dhe parimet fundamentale të procedurave elektorale.
Kështu që, në vazhdën e këtyre aktiviteteve, nismëtarët e APN-së në Bujanoc, garantojnë mbarëvajtje fer dhe korrekte të zgjedhjeve nëpër secilën nëndegë dhe për secilin anëtar i cili pretendon të jetë i zgjedhur në hierarkinë partiake.
APN në Bujanoc siguron se secila votë do të shkojë aty për ku është e dedikuar, duke përjashtuar çdo mundësi të keqpërdorimeve.
Si organizim i ri politik, tek APN në Bujanoci është i eliminuar edhe votimi sipas diktateve, gjë kjo e cila ka qenë e pranishme tek skena e deritanishme politike në Luginë e që në masë të madhe ka shëmtuar pluralizmin politik.
Duke u nisur nga këto premisa, APN, tubimin e parë zgjedhorë e zhvillon më datën 1 tetor të këtij viti duke filluar nga ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës, nëndega e Bujanocit (Zona e qytetit ).
Në këtë rrafsh, u bëhet thirrje të gjithë atyre që akoma nuk janë pjesë e kësaj familjeje të re politike, të bëhen pjesë e saj. Sidomos, shtresa intelektuale do të jetë e mirëseradhur, kur kihet parasysh mbizotërimi i deritanishëm i ngulfatjes dhe mendësisë demoduese të veprimit politik e vendimmarrës që ka mbretëruar nëpër subjekte ekzistuese viteve të fundit.
Përveç shtresës së re e cila përbën një armatë të tërë brenda APN-së, tek ne kanë vend edhe të gjitha moshat të cilët i konsiderojmë si thesarë të çmuar në rrugën tonë drejt ndryshimeve pozitive që do të vijnë për Bujanocin dhe në përgjithësi për Luginën.
Pas tubimit të 1 tetorit në Bujanoc, APN do të vazhdojë me organizimin e zgjedhjeve edhe nëpër nëndegët tjera, andaj secili i interesuar përveç se në zyrat qendrore në Bujanoc, mund të kontaktojë edhe me kordinatorët lokal në secilin vendbanim shqiptarë.
Bashkohuni rreth ndryshimit, të zgjedhim dhe të jemi të zgjedhur, me fat!

Bujanoc:25.09.2017
Këshilli Nismëtar i APN-së në Bujanoc,
Kordinatori, Arbër Pajaziti




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *