Kush është profesori universitar nga Lerani i Preshevës, që po konkuron për kryetar të Fushë Kosovës?!

27

Për zgjedhjet lokale të parapara më 22 tetorit, në Republikën e Kosovës, për kryetar komune, është nominuar edhe një luginas.

Ai është profesori i historisë Isuf Ahmeti nga Lerani i Preshevës që ka marrë besimin të garoj për komunën e  Fushë Kosovës.

Ahmeti, për ketë funksion, është nominuar nga Alenaca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit.

Ndryshe, Fusha Kosova, njihet si “vatër” e shumë luginasve të pasluftës, ku mijëra qytetar më 99’ janë shpërngulur ekskluzivisht nga Medvegja, por edhe nga Presheva e Bujanoci në Fushë Kosovë.

Tashmë Fusha Kosova, është shumë afër të bëjë historinë, me që, mund të udhëhiqet nga një intelektual i Luginës./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *