Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Komuna po jep ‘shpresë’ në zhvillimin ekonomik loka; ndan 77 vendime për subvencionimin e biznesit të vogël

0

Komuna e Bujanocit, gjatë ditës së djeshme (e enjëtë) ka ndarë vendimet mbi subvencionimin e bizneseve lokale, ku  në mënyrë soplemne janë ndarë 77 vendime për subvencionimin e biznesit lokal të komunës së Bujanocit, në vlerë të përgjithshme prej më shumë se 11 milionë dinarëve.

Gjatë ndarjes së vendimeve, morri pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili I siguroi ndërmarrësit që do të jenë të përkrahur edhe në vitet e ardhshme.

“Kemi rritur buxhetin shumëfish, në përkrahje të biznesit vendor, duke shpresuar se vetëm në ketë mënyrë do t’a ndihmojmë gjenerimin e vendeve të reja  të punës” – theksoi Kamberi.

Kryetari Shaip Kamberi, premtoi se për shumicën e bizneseve që me sukses e implementojnë subvencionin e komunës, do ketë bonuse shtes.

Megjithate, buxheti i sivjetëm është rritur për 6 herë nga ai i mëparshmi. Nga 111 biznese që kanë aplikuar, ketë vit janë subvencionuar 77-të./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *