Basketbollistja Lorika Asani nga Bujanoci, pjesë e përfaqësues së Kosovës U-16 (FOTO)

74

Basketbollistja e talentuar nga Bujanoci, Lorika Asani, është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës U-16, duke u bërë femra e parë nga Bujanoci, që është pjesë e një reprezentacioni të Kosovës.

Lorika Asani nga viti 2012-të, është pjesë aktive e klubit të basketbollit “Play 017” nga Bujanoci, me të cilin klub ka marrë pjesë në ligat e ndryshme të rrethit të Pçinjës dhe kampet e basketbollit në rajon.

Ajo në kampin veror të basketbollit në Ohër të Maqedonisë, më 2015-të, është zgjedhurë “MVP” në konkurrencën e femrave, duke e bërë një fillim të mbarë për karrierën si basketbolliste në moshën e pionereve.

Lajmin për Lorikën e kanë konfirmuar  familjarët e saj, nëpërmjet një njoftimi në facebook.

Trajneri i saj, Nenad Stajiq, në një prononcim për Lugina-Lajm, thotë se ka dëgjuar që Lorika është ftuar nga reprezentacioni i Kosovës, por end nuk  e ka takuar  Lorikën dhe nuk ka biseduar me prindërit e saj, mirëpo, një lajm i tillë është i mirëseardhur për te.

“Nuk kam ende asnjë informacion nga familja er Lorikës. Dje kam ardh nga Gjermania dhe ende nuk e kam takuar ate. Nëse është i vërtetë informacioni, atehërë pse të mos luje për reprezentacionin e Kosovës, nuk ka asgjë të keqë aty” – deklaroi Stajiq

“Ajo është një lojtare e jashtëzakonshme. Në vitin 2015-të në kampin e basketbollit në Ohër, ajo është zgjedh MVP në konkurrencën e femrave për pozitën që luan “2” dhe  “2-3” – përfundon Stajiq.

Lorika, është vetëm 15 vjeçare, dhe tani ajo po i ndjek hapat e suksesit në basketbollin vendor./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *