Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Top 20 sportistët më të paguar në botë sipas “FORBES”

0

Revista e njohur ‘Forbes’ ka zbuluar 20 sportistët më të paguar në botë për vitin që sapo kemi lënë mbrapa 2016.

Pas shumë çmimeve, ylli portugez Cristiano Ronaldo është vlerësuar si sportisti më i paguar në botë për vitin 2016.

Futbollisti më i mirë në botë ka fituar 70.6 milionë funte gjatë vitit 2016, apo 10 milionë më shumë se në vitin 2015.

Portugezi ka lënë mbrapa rivalin e tij Lionel Messi, i cili në vitin që kemi lënë pas ka fituar 65 milionë funte.

Në pozitën e tretë ndodhet mbreti i NBA, LeBron James i cili fitoi titullin e kampionit vitin e kaluar dhe afër 62 milionë funte.

Ndërkohë në pozitat katër dhe pesë ndodhet një mbret tjetër, por ai i tenisit, Roger Federer që ka fituar 54.4 milionë funte dhe Kevin Durant me 45.1 milionë funte.

Duhet theksuar se nga futbollistët vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në listën e top 20 sportistëve më të paguar në vit.

1. Cristiano Ronaldo (Football) – 70.6 milionë funte
2. Lionel Messi (Football) – 65 milionë funte
3. Lebron James (Basketball) – 61.9 milionë funte
4. Roger Federer (Tennis) – 54.4 milionë funte
5. Kevin Durant (Basketball) – 45.1 milionë funte
6. Novak Djokovic (Tennis) – 44.6 milionë funte
7. Cam Newton (American Football) – 42.5 milionë funte
8. Phil Mickelson (Golf) – 42.3 milionë funte
9. Jordan Spieth (Golf) – 42.2 milionë funte
10. Kobe Bryant (Basketball) – 39.9 milionë funte
11. Lewis Hamilton (F1) – 36.8 milionë funte
12. Tiger Woods (Golf) – 36.2 milionë funte
13. Eli Manning (American Football) – 36 milionë funte
14. Joe Flacco (American Football) – 35.6 milionë funte
15. Tom Brady (American Football) – 35.7 milionë funte
16) Floyd Mayweather (Boxing) – 35.2 milionë funte
17. Rory McIlroy (Golf) – 34 milionë funte
18. Russell Wilson (American Football) – 33.4 milionë funte
19. Sebastian Vettel (F1) – 32.8 milionë funte
20. Philip Rivers (American Football) – 30.4 milionë funte




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *