Sputnjik: Ideja për Shqipërinë e madhe – përmes bashkëshortes së Erdoganit

39

Turqia po tregon se sërish dëshiron të jetë faktor në Ballkan shkruan sot “sputnjik” rus.

Nga ana tjetër, sipas këtij portali, transmeton b92, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, dëshiron t’i shfrytëzojë marrëdhëniet e këqija ndërmjet Turqisë e BE-së, të fitojë në shpejtësi për realizimin e shtetësisë së Kosovës me kërcënimin se do të integrohet me Shqipërinë.

Turqia në rajonin e Ballkanit mban më shumë se 1.000 operativistë të përgatitur e të stërvitur në sektorin joqeveritar padron i të cilëve është bashkëshortja e Rexhep Taip Erdoganit – Emina, e cila ka krijuar një rrjet të organizatave të shumëllojshme që operojnë në këtë terren, përcjell Koha.net

Këtë për sputnjik e ka thënë eksperti për terrorizëm Xheva Galijasheviq, sipas të cilit, “nuk ka dilemë se Hashim Thaçi për rrëfimin e Shqipërisë së madhe e shfrytëzon me të madhe Turqinë ashtu siç e shfrytëzon me të madhe Turqia Kosovën që t’i hakmerret Bashkimit Europian, transmeton Koha,net.

“Përmes OJQ-ve të ndryshme, bashkëshortja e Erdoganit, Emina, vepron në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Sanxhak, Shqipëri …”, thotë Galijasheviq./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *