Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Florian Marku për dy minuta nokauton serbi-malazezin Stefan Suskavçeviq (Video)

0

Florian Marku fiton ndeshjen e sotme ndaj serbo-malazezit Stefan Suskavçeviq.
Ndeshja e shumëpritur mes Florian Markut dhe serbit Stefan Suskavcevic, u transmetua live në faqen SHQIPERIA IME në facebook ku shikueshmëria ishte shumë e madhe.
Floriani u gjend në vështirësi vetëm për pak sekonda pasi serbi e lidhi atë duke e mbajtur afër tij dhe duke mos i lënë hapsirë shqiptarit që ta godasë. Por kjo gjë nuk i zgjati për shumë kohë serbit pasi Floriani menjëherë ka reaguar dhe i kanë mjaftuar 2 minuta që ta nxirrte jashtë loje serbo-malazezin Suskavçeviq.

Për të përkrahur Florianin ka udhëtuar edhe kapiteni legjendar, Lorik Cana, ku ka përkrahur tejmase kampionin shqiptar./Lugina-Lajm/

Florian Marku🇦🇱 vs Stefan Suskavcevic🇷🇸

Publicerat av Lugina-Lajm.com den 23 april 2017




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *