Preshevë: Sonte nata finale e edicionit të gjashtë të “PreFoto”, aplikantë edhe nga India e Malejzia

68

15032726_1281503158557801_8733916910530539749_nTë shtunen (sonte) me fillim nga ora 19:00 në hapësirat e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë do të zhvillohet pjesa kryesore programore e konkursit ndërkombëtarë të fotografisë “PreFoto” gjatë së cilës do të ndahen edhe çmimet e fituesve të pjesëmarrësve në këtë event tashmë tradicional ne Preshevë. Edicioni i gjashtë i “PreFoto” filloi në amfiteatrin e RTV Preshevës përmes një punëtorie për fotografinë të mbajtur nga profesori i njohur Afrim Spahiu. Në këtë punëtori morën pjesë një numër i madh studentësh, profesionistësh dhe të rinj nga rajoni të cilët merren me fotografi, film dhe dizajn, shkruan SIAGORA, transmeton Lugina-Lajm.

Me përfundimin e punëtorisë të realizuar nga profesori Spahiu, u hap rruga e fillimit të maratonës së fotografisë “PreFoto24” gjatë së cilës do të realizohen fotografi të ndryshme nëpër Preshevë nga fotograf që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja. Veprat e realizuara gjatë maratonës 24 orshe do të ekspozohen nesër gjatë ceremonisë kryesore në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për edicionin e gjashtë.

Në edicion e  gjashtë të Konkursit Ndërkombëtarë të fotografisë “PreFoto” nga më shumë se 400 aplikantë, juria profesionale ka përzgjedhur 70 vepra të realizuar nga fotografë që vijnë prej shteteve të ndryshme si Italia, Shqipëria, Kosova, Gjermania, Brazili, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Rumania, Turqia, Franca, Shri Lanka, Maroko, Burma, India, Malajzia, etj.

Edicioni i 6-të i “PreFoto” mbështetet nga Ministria e Kulturës e Kosovës, Shtëpia e Kulturës-Preshevë, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *