Ekspozitë shqiptare në Hamburg, Flutra Aliu nga Bujanoci, pjesë e ekspozitës

119

imagePër këtë ekspozitë tashmë kanë shkruar edhe mediet gjermane, dhe po të njëjtat vënë theksin mbi këtë protestë artistike. Ekspozita hapet sonte në ora 19:00 në Gallery Mytoro, në Hamburg.

Arbnore Lumi ( Kanada), Arton Humolli ( Kosovë), Burim Myftiu (SHBA), Dash Izairi ( Gjermani),Flutra Aliu ( Bujanoc), Shkurta Bogujevci ( Kosovë) dhe Xheni Cuni ( Gjermani) janë artistët shqiptarë që do të prezantohen sonte në ekspozitën „The beautiful Travellers II“ që do të hapet në galerinë “MYTORO”, të Mentor Ejupit, nën titullin „The beautiful Travellers II“, shkruan KultPlus.

Është edicioni i dytë i prezantimit të artistëve shqiptarë në këtë galeri, mirëpo, kësaj radhe ekspozita ka për qëllim edhe thirrjen për Bashkësinë Evropiane, që kanë lënë të mbyllur Kosovën sa i përket lëvizjes së lirë. Për këtë ekspozitë tashmë kanë shkruar edhe mediet gjermane, dhe po të njëjtat vënë theksin mbi këtë protestë artistike. Ekspozita hapet sonte në ora 19:00 në Gallery Mytoro, Lüneburger Straße 1a, D – 21073 Hamburg Dhe do jetë e hapur për publikun deri më 26 nëntor të këtij viti./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *