Trysnia e Nagip Arifit: “Dil kah na, se t’a prishim shpijën”

58

hqdefaultNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Bujanoc.

Një qytetari nga Bujanoci, kryetari i komunës Nagip Arifi me disa nga vartësitë e tij , ju kanë kërrcnuar se do të ja rrëzojnë shtëpinë, nëse ai nuk kthehet në Partinë Demokratike.

I larguar nga PD e Nagip Arifit dhe i rikthyer në PVD-në e Shaip Kamberit, Hasan Ameti nga Bujanoci, është bërë pre e trysnisë, shantazhit dhe presionit.

I fotografuar gjatë ditës së dielë me kryetarin Shaip Kamberi, Hasan Ameti është ftuar sot nga kryetari i komunës Nagi Arifi, i cili ka kërkuar që ai t’i bashkohet me çdo kusht partisë së tij, duke i thënë, se: “nëse nuk kthehesh në partinë tonë, do t’a prishim shpijën”.

I ndodhur para aktit të rëndë, Hasan Ameti, pranoi të fotografohet me kryetarin Arifi, në selinë e PD-së në Bujanoc.

Siç ka mësuar jo zyrtarisht Lugina-Lajm, Hasan Ametit nga Bujanoci, i është thënë, se “nëse nuk fotografohesh me kryetarin Arifi, na po i nismi bagerat me ta prish shpijën”.

Protagonistë të ngjarjes së sotme, ishin edhe vartësitë partiak të Nagip Arifit, të cilët, dyshohen se kanë qenë shumë të zhurmshëm dhe me sjellje ç’njerzore në “OK” e Hasan Ametit që të fotografohet me kryetarin Arifi./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *