Legjenda turke Hakan Sukur përballet me burgim

77

20160224144453956646Ish-futbollisti i Turqisë, Hakan Sukur po përballet me katër vjet burgim pasi është akuzuar për fyerjen e presidentit të shtetit në “Twitter”, shkruan The Sun.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Galatasarayt besohet se ka postuar përmbajtje që fyen presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe djalin e tij.

Sukur do të përballet me burgim nëse akuzat ndaj tij dalin të vërteta, transmeton Koha.net.

44-vjeçari u inkuadrua në politikë gjatë vitit 2011, pas suksesit të madh si futbollist. Më vonë u zgjedhë deputet nga partia e Erdoganit, por në vitin 2013 ai dha dorëheqje pas akuzave për korrupsion kundër presidentit dhe rrethit të tij të ngushtë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *