Behluli i thote PD-se: ”Shihemi ne gjykate”

55

download (1)Reagim në Komunikatën e kryesisë së Partisë Demokratike me seli në Bujanoc të datës 06 janar 2016

Nga “ angazhimi “ familjar deri tek “ mobilizimi “ partiak

-Kur gati para një muaji u mblodh kryesia e Partisë Demokratike në takim urgjent për të “ diskutuar “ personalitetin tim dhe më pas nxorri një komunikatë “ me shkas “ mu desht të reagoj shkurt, për të demaskuar “ parëndësinë time “ që kisha për 3 vite në parti, kurse edhe tash me pak fjal do ti demaskoj humbësit e rrugës në pafundësi.

-Kryesia e kësaj partie “ serioze “ u tubua në natën e Bozhiqit për ti “ gjykuar “ “shpifjet dhe etiketimet” e mia ndaj kryetarit të saj Nagip Arifi dhe familjarëve të tij. Por shtrohet pyetja se cilat etiketime, cilat njollosje dhe cilat shpifje i paskam bërë unë ndaj këtij zotëriu dhe familjarëve të tij ?

-Këtë pyetje e kanë bërë sot në vetvete edhe 95 % të anëtarëve të PD-së por nuk kanë guxuar ta shprehin për shkak të frikgës së kanosjes së vendit të punës, dy orëve mësim në shkollë, ndonjë honorari të vogël në kuvend, këshill drejtues, këshill komunal, ndonjë premtimi bosh etj.

-Edhe po të egzistonte guximi për ti bërë këto pyetje përgjigje nuk do të kishin marë asnjëherë.

-Nuk do të kishin marë sepse ajo as që egziston, sepse nuk ka aspak të vërteta, sepse kryetari I PD-së dhe I komunës ka dashur të inskenoj “ problem “ familjar për të më zbrapsur mua nga kritikat e mospunës së tij.

-Kërcënimi I tij ndaj familarëve të mi ka pas një mesazh të më “ fus ndër burra “ që mos ta “ nguci “ kryetarin, por edhe në reagimin tim të kaluar e kam thënë se përvoja 30 vjecare mi ka msuar shumë gjëra, përfshirë edhe taktikat të demoduara të atyre që I ka shkel koha.

-Kështu që miq të dashur nga PD mos u hamendni se një dit zotëriu në fjal do ta tuboj edhe koalicionin multietnik për tu mar me mua.

-Por unë nuk frigsoj dhe kërcnoj njerzë ,unë ballafaqohem me fakte.

-Faktet e mia sapo ua prezentova grupit tim të avokatve dhe nga nesër ata do të ken punë me organe kompetente. Ata do të kërkojnë se cfar kam shpifur unë, integritetin familjar të kujt e kam cenuar dhe cka është më e rënda, cfarë po dëshiroj të destabilizoj unë në prag të zgjedhjeve ? E kur të dëshmohen këto do ta shohim se kush shpifi e kush inskenoj ?

-Ndërsa nuk është në moralin tim as personal e as në traditën familjare të cenojm privatsin apo dinjitetin familjar të ndokujt.

-Andaj le të përballemi me fakte….

-Shihemi në Gjykatë !

Bujanoc 6 janar 2016
Nexhat Behluli

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *