150 myslimanë largohen nga puna për shkak të faljes së namazit

65

20160106161016858646Kompania Cargill në shtetin Colorado të SHBA-ve bëri të ditur se 150 punonjës myslimanë janë larguar nga puna.

Fabrika e përpunimit të mishit Cargill në deklaratën e saj me shkrim njoftoi se numri i punonjësve myslimanë të larguar nga puna arrin në 150 persona.

Në deklaratën e kompanisë Cargrill thuhet se 11 punonjës nga Somalia të cilët punojnë në të njëjtin departament në objektin Fort Morgan më 18 dhjetor kërkuan që të falin së bashku namazin. “Menaxheri i departamentit tregoi se punonjësit mund të falen por për mos të ndërprerë punën këtë duhet ta bëjnë në grupe me nga 2-3 persona, raporton aa. Punonjësit u falën kështu, por pas punës 10 punonjës dhanë dorëheqje”, thonë nga kompania Cargrill.

Në vijim theksohet se pas këtyre dorëheqjeve mes punonjësve të Somalisë “është përhapur keqkuptimi se sipas politikës së re të objektit nuk mund të falet namazi”, pas së cilës më 21 dhjetor rreth 200 punonjës nuk kanë shkuar në vendet e punës duke protestuar për këtë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *