Tmerruese, zbulohet se kush e vrau Donjeta Pajazitin!

74

foto.phpDeçanasja Donjeta Pajaziti është vrarë me dy plumba në kokë. Kështu u kuptua nga burimet brenda mjekësisë ligjore kosovare.
Sipas burimeve jo zyrtare për kosovanews, thuhet se Donjeta Pajaziti është vrarë me dy plumba në kokë nga kushëriri i saj me iniciale N.P i moshës 60 vjeçare.
Burimet jo zyrtare, tregojnë se personi i cili ka vrarë deçanasen Donjeta Pajaziti, njihet edhe për shumë vepra jo të mira në të kaluaren e tij.
Burimet jo zyrtare, tregojnë se dorasi me inicialet N.P, mbremë e ka pranuar krimin e tij ndaj deçanases Donjeta Pajaziti e cila është vrarë me dy plumba në kokë.
Donjeta Pajaziti, ishte gjetur e vdekur më 17 dhjetor në Bjeshkët e Strellcit.
Donjeta Pajaziti qe zhdukur 6 javë më parë, rreth orës 14:00, tek po shkonte në punë, vetëm disa qindra metra pasi ishte larguar nga shtëpia e saj.
Nëna e saj, Lumnije Pajaziti nga Strellci, është shprehur se vajza e saj nuk ishte me askënd në hasmëri apo në një lidhje emocionale. Por, është e bindur se të bijën ia vrau një mashkull.
“Qysh ka qenë faqebardhë, i erdh edhe të vdesë faqebardhë”, është shprehur nëna e 24 vjeçares, që është krenare me të bijën./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *