Preshevë: Kryetarja Ardita Sinani ka pritur në takim deputeten Vjosa Osmani! (FOTO)

47

10261984_559025750926360_622587373849413470_nKryetarja e degës së PVD në Preshevë znj.Ardita Sinani, së bashku me anëtaret e forumit të gruas në hapsirat e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë priti sot deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani.

Në takim u diskutua për shumë gjëra me rëndësi për shqiptarët e ksaj ane e që me theks të veçant u fol për njohjen e diplomave, bllokimin e teksteve në terminalin doganor në Preshevë, për mundësinë e harmonizimit të teksteve mësimore prej klases së 1-8 nga Shqipëria dhe Kosova si dhe për harmonizimin e planit dhe programit shkollor. Gjithashtu, e para e degës së PVD në Preshevë me deputeten Osmani foli edhe për caktimin e kuotave për studentët e Luginës në Universitetet e Kosovës. Deputetja Vjosa Osmani e përgëzoi znj. Ardita Sinani për zgjedhjen e saj si kryetare e degës së PVD në Preshevë. Ky ishte takimi i parë zyrtar i kryetares Sinani nga zgjedhja e saj në këtë post./Lugina-Lajm/

12404150_10207963857114944_1094612985_n




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *