Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Michael Moore i përgjigjet Donald Trump-it: “Ne jemi të gjithë myslimanë”

1

Michael-Moore-to-Donald-Trump-We-Are-Muslims-e1450324752841Skenaristi dhe regjisori amerikan Michael Moore i është përgjigjur fjalimit dhe retorikës me tone të ashpra dhe urrejtjeje të Donald Trump në mënyrën më origjinale të mundshme.

Aktivisti i famshëm me pikëpamje politike të majta ndodhej në kullën Trump në Manhatan, kur nisi fjalimin “Ne jemi të gjithë myslimanë”.

Moore qëndroi në afërsi të ndërtesës historike derisa policia erdhi dhe i kërkoi atij të largohet. Më vonë, ai i shkroi një letër miliarderit të pasurive të patundshme, ku i kujtoi se vetë Trump dhe mbështetësit e tij nuk përfaqësojnë aspak pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Fatmirësisht, Donald, ti dhe mbështetësit e tu nuk dukeni aspak siç është realiteti amerikan në ditët e sotme. Ne nuk jemi një vend me njerëz të bardhë të acaruar”,- tha ai.

Për të mbështetur deklaratën e tij, Moore i tregoi Trump statistika që vërtetojnë se shumica e votuesve amerikanë nuk identifikohen me fjalimin e tijtë urrejtjes kundër pakicave, ku përfshihen myslimanët dhe hispanikët.

“Ja ku e ke një statistikë që do të t’i ngrejë qimet përpjetë. 81% e elektoratit që do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm janë femra, njerëz me ngjyrë apo të rinj të moshës nga 18 në 35 vjeç. Me fjalë të tjera, nuk kanë ëpr të të votuar ty”,- tha Moore.

Aii kujtoi edhe një herë Trumpit principet e barazisë dhe të lirisë së besimit fetar, për të cilat SHBA trumbeton më së shumti, duke shtuar se ‘nëse do të ndjekësh nga ky vend myslimanët, do të duhet të më ndjekësh edhe mua e shumë të tjerë”.

“Unë u ngrita duke besuar se të gjithë jemi vëllezër e motra me njëri-tjetrin, pavarësisht nga raca, besimi apo ngjyra. Kjo do të thotë se në qoftë se ju doni të ndaloni myslimanët, ju së pari do të duhet të më ndaloni mua të hyj në këtë shtet. Dhe të gjithë të tjerët”,- shtoi Moore.

Postimi i tij mori më shumë se 34.000 pëlqime dhe mbi 10 mijë shpërndarje në më pak se një orë, pasi Michael Moore e postoi atë në faqen e tij në Facebook./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *