Konkurencë e lartë në “Pre Foto” ,Presheva bëhet pikë e takimit për fotografët kombëtarë dhe ndërkombëtarë (ÇMIMET)

39

0Të shtunën e 14 Nëntorit,2015 në pallatin e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë me fillim në ora 19:00 u mbajt nata finale, ekspozita e fotografive, njekohësisht dhe ndarja e qmimeve të Festivalit tashmë tradicional , ndërkombëtar “Pre Foto” . Në një numër të më shumë së 200 konkurrentësh,nga vendet ë ndryshme të rajonit dhe botës, vetëm 54 fotografi profesionale me tëmë të lirë,ishin përzgjedhur për ekspozitën e natës së ndarjes së cmimeve. Fotograf nga Shqipëria,Kroacia, Kosova , Maqedonia, Gjermania Ukraina,Franca ,Kanada, etj ishin në garë për tre cmimet e para,sikundër dhe për cmimin special që ndanë organizatorët e festivalit.
Juria e përberë nga Fahredin Spahija, Osman Demiri dhe Elton Koritari vendosën që vendi të pare i takon fotografit nga Bosnja dhe Hercegovina Mirsad Mujanovic, ne vendin e dyte ishte fotografi nga Turqia Senad Tahmaz , ndersa ne vendin e treti ishte konkurenti nga Indonezia fotografi Muna Haykir. Pos 3 cmimeve qe u ndane nga juria organizatoret paten nderin ti ndajn edhe 2 cmime tjera qe u vendosen nga juria, cmimin special e mori fotografi nga Shqiperia Ermal Grenazi dhe cmimin inkurajues e mori fotografja nga Kosova Rudina Hoti.
Vec ndarjes së cmimeve,organizatorët e festivalit,janë përkujdesur, që pjesmarrësve,tu ndajn këndin e fotografëve të parë shqiptar, që kanë lënë gjurmë në botën e fotografisë. Pjëtër Marubi,Kel Marubi,Geg Marubi,Kristaq Sotiri e Gjon Mili, janë emrat të cilët publikut preshevar iu prezantuan me nga dy fotografit e tyre më të njohura.
PreFoto po ashtu bëri ndarjen e cmimit të karierës i cili ju dedikua të ndjerit regjisorit z.Agron Borici
Në këtë eveniment mori pjesë dhe zv.ministri i integrimeve z.Ramadan Ilazi nga Kosova.
Ndonse,në një situatë të zbeht sociale, pa zhvillim ekonomik, e me shumë pak aktivitet kulturore në Preshevë, “Pre Foto” me shumë pak përkrahje institucionale nga Kosova , Shqipëri a e Lugina e Preshevës arrin të numëroj edicionin e 5’t të tij,sikur dhe tashmë të jetë pjese e kalendarit kulturor në Republikën e Sërbisë,qe e bënë edhe më intersantë garën,me që fotografit e ekspozitës finale, do të prezentohen edhe në qytete të ndryshmë, për gjatë aktivitetev të tjera kulturore në Rëpublikën e Sërbisë. Ekspozita do te jete e hapur deri me daten 29 Nentore./Lugina-Lajm/

1

12250648_10206932453703137_131268381_o

4

5




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *