Hapet konkursi i edicionit të pestë të “PreFotos” në Preshevë

41

files.phpMë 14 nëntor 2015 (e shtunë) ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica ” – Preshevë ftojmë të gjithë fotografët, artistët dhe dashamirët e fotografisë që të marrin pjesë në hapjen solemne dhe në ndarjen e çmimeve të edicionit të 5 të PreFotos.
PreFoto vazhdon traditën tani e 5 vite radhazi duke dëshmuar se është një konkurs serioz që bën shkëmbimin e ekperiencave te fotografëve të rinj dhe të vjetër nga rajoni dhe bota.
Në Preshevë prej vitit 2011 që për herë të parë u hap konkursi, janë ekpozuar mbi 200 fotografi profesionale nga fotograf të shteteve të ndryshme .
Mund të themi se PreFoto është nje vend ku jep mundësinë për zbulimin e talenteve të reja të cilët mund të shfaqin idetë dhe punën të cilën e bëjnë në artin e fotografisë duke ia mundësuar punët e tyre të konkurojnë me profesionist të rajonit dhe ndërkombëtarë.
Interesimi për këtë konkurs është shumë i madh, pasi që ky aktivitet është i vetmi i këtij lloji në Luginë Preshevës me përmasa ndëkombëtare./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *