Isa Mustafa gjuhet me vezë, ndërpritet seanca

19

Isa-Mustafa-kuvenddGjatë raportimit të tij në Kuvendin e Kosovës, për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, është gjuajtur me vezë nga disa deputetë të opozitës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ndërprerë më pas seancën për një pauzë 10 minutëshe.

Mustafa para se të gjuhej me vezë nga deputetët e opozitës ishe duke treguar për procedurën e nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel.

“Këto katër dokumente që kanë të bëjnë me marrëveshjen e parë, janë shënuar nga dy shtetet, Kosova dhe Serbia dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian”.

“Të gjitha marrëveshjet janë nënshkruar më akordim të plotë me Bashkimin Europian dhe SHBA. Kjo pako është në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe ligjet ekzistuese”, deklaroi Mustafa./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *