“A luftoi në të vërtetë Qeveria e Serbisë në Medvegjë, Partinë për Veprim Demokratik të Riza Halimit?”

27

medvegjaa2Në një tekst autorial, me titull “Sta se zapravo desilo u Medvedji” (Çka ndodhi në të vërtetë në Medvegjë) të publikuar në Jugpress, autorja Lila Stojanoviq shtron hapur disa dilema lidhur me zgjedhjet e atjeshme lokale të 13 shtatorit.

Autorja haptazi shtron dilemën për përfshierjen e shtetit dhe grupeve “lobiste” të serbëve të Leposaviqit që kishin ardhur me detyrë për ta ndihmuar jo vetëm listën për të cilën ishte i ineteresuar Aleksandar Vuçiq, por, edhe njërën listë shqiptare. Ajo shtron dilemën se cila ishte arsyeja që disa shqiptarë kanë ardhur një ditë para zgjedhjeve në Medvegjë, duke lënë të hapur aludimin se dikush i ka informuar se në ditën e zgjedhjeve do të bllokohet kufini. Interesant është konstatimi dhe pyetja e saj në të cilën ajo shprehimisht thot “ A luftoi në të vërtetë Qeveria e Serbisë në Medvegjë, Partinë për Veprim Demokratik të Riza Halimit?”./Lugina-Lajm/

1.1

2.2

3.3




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *