Tetovë: Vëllai, vret vëllanë

58

stop-policija-srbija1110Një person nga Tetova theri për vdekje vëllanë e tij. Incidenti me pasoja fatale ndodhi sot rreth orës 13.00 në shtëpinë familjare pas një zënke mes tyre, raporton Zhurnal.

Sipas informacioneve të para, 55 vjeçari me thikë e ka therë vëllanë e tij, i cili ka qenë dy vite më i ri se ai.

I plagosuri menjëherë është dërguar në spital, mirëpo për shkak të plagëve serioze ka ndërruar jetë.

Ndërkaq vrasësi vetë është paraqitur në policinë e Tetovës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *