Preshevari “Gold AG” reagon ndaj Ragmi Mustafës: “S’ke gjak shqiptari”

96

hqdefaultPop’artisti preshevar, Arian Agushi, i njohur si Gold AG i ka reaguar kryetarit të kësaj komune, Ragmi Mustafa, i cili dekoroi kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Mustafa kishte ndarë mirënjohje për Vuçiqin për vizitën, kurse në një rast Vuçiq ka bërë “shaka” me Edi Ramën.

E gjithë kjo, duket se ka revoltuar Gold AG, i cili nuk ka mundur ta pranojë lehtë gjithë këtë, shkruan Lajmi.net.

Ai me një postim në Facebook ka kritikuar ashpër Mustafën, duke thënë madje se ai nuk ka gjak shqiptari.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të tij.

Kryetari i Presheves e dekoron Vuçiçin plus edhe i keshet kur ai ja kesh Edi Ramën që ja ka dhon Luginës 50.000 euro.Pasha Allahun skom inati personal me kryetarin po veq pak gjak shqiptari me pas n’vena t’vjen inati edhe nese sje i Presheves.A shkrun n’dekorat qe ja bone hallall krejt hekat e shqiptarve t’Lugines nder shekuj,a e shkrujte qe hallall e ka gjakun e Bardhyl Osmanit,Lleshit,Kingjit,Mjekrres e Territ e shokve te tjer,a ja shkrujte qe hallall e ka heqjen e lapidarit dhe rrethimin e Presheves me mijra forca speciale te xhandarve,a ja shkrujte qe ski nevoj per t’drejta t’shqiptarve n’Preshev se kur je me shkije ki t’drejta boll,a ja shkrujte qe osht dhurat e jotja e jo e popullit t’Lugines,a e urove qe kta kan ra e shum preshevar nuk e shohin Presheven edhe veq onderr e shohin,a ja shkrujte qe stvyn flamuri kombtar n’Preshev se ti frymon me flamur me tri ngjyra,a ja shkrujte qe Presheva ma shum tash ka njerz te Afganistanit sesa vendas te Lugines??? A i ki boll kto fjal kryetar …. Ti perkujtoj fjalt e mia dikur,i myti gramatika pak mi lon rrehen si qika ….

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *