“Alo”: Pas Kumanovës njerëzit e Haradinajt do të sulmojnë Serbinë (FOTO)

65

raMediat spekulative nga Serbia, si të përditshmet “Alo” dhe “Kurir”, vazhdojnë t’a paraqesin Kosovën si vend të rrezikshëm për stabilitetin e rajonit. Por, pavarësisht kësaj, krejt këtë mundëi atyre po ua krijon vetë Kosova.

Duke e përdorur si argument konfliktin e armatosur në Kumanovë, e edhe pjesëmarrjen e një numri të madh të të rinjve kosovarë në luftërat e Lindjes së Mesme, Serbia përmes shërbimit të saj sekret dhe mediave të përdorura prej instrumenteve të pushtetit, vazhdimisht po mundohet që Kosovën ta paraqes si vendin i cili është vatra e destabilizimit të Ballkanit, transmeton lajmi.net.

Pas raportimeve të djeshme se terroristë islamik me bazë në Kosovë po planifikojnë sulme në Beograd, sot mediat serbe shkruajnë se njerëz të afërt me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, po përgatiten të sulmojnë Serbinë, njëjtë sikurse në rastin e Kumanovës.

“Një grup ekstremistësh të armatosur, kryesisht veteranë të UÇK-së të afërt me Ramush Haradinajn, para 20 ditëve ka ardhur nga Kosova në vendin e quajtur Likovë, vetëm 10 kilometra larg nga kufiri me Serbinë, ku kanë ndërtuar një kamp të vërtetë ushtarak”, shkruan gazeta serbe ‘Alo’.

“Në Likovë të Maqedonisë, që ndodhet vetëm pak kilometra nga kufiri me Serbinë dhe 50 kilometra nga Vranja, ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë ndërtuar një kamp ushtarak dhe kështu po kërcënojnë Maqedoninë dhe Serbinë!”

“Duke u thirrur në burime brenda shërbimit të sigurisë, janë vërejtur lëvizje të shtuara të një numri të madh të pjesëtarëve të njësive speciale maqedonase në atë pjesë të vendit, dhe është çështje ditësh kur do të vijë deri të ndonjë konflikt i armatosur të ngjashëm me atë në Kumanovë”.

“Një grup ekstremistësh të armatosur, kryesisht veteranë të UÇK-së të afërt me Ramush Haradinaj para 20 ditëve ka ardhur nga Kosova në vendin e quajtur Likovë, vetëm 10 kilometra larg nga kufiri me Serbinë, ku kanë ndërtuar një kamp të vërtetë ushtarak.

Sipas të përditshmes serbe, ky vend është zgjedhur qëllimisht sepse gjendet në trekëndëshin kufitar Maqedoni, Serbi dhe Kosovë, ku jetojnë 99 për qind shqiptarë, afro 350 serbë dhe 150 maqedonë, dhe kështu çfarëdo konflikti i armatosur do të mund të ndezte një luftë më të gjerë.

“Se terroristët po planifikojnë të kryejnë sulme të ndryshme në Luginë të Preshevës dhe në veri të Kosovës, ka paralajmëruar së fundmi edhe gjenerali Momir Stojanoviq”, përfundon shkrimin spekulativ kjo gazetë serbe. /lajmi.net/ – /LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *