Shaip Kamberi: Të mos përdoret termi “terrorist”, kur të bëhet fjalë për shqiptarët! (VIDEO)

52

kam2-jpg20141017203753Në senacën e sotme, pyetje nga deputetët drejtuar Qeverisë së Serbisë, deputeti popullor Shaip Kamberi, ka bërë pyetje në të cilën është përqëndruar në planin 7-të pikësh.

Kamberi, ndër të tjera shtoi se, asnjë problem i paraqitur, nuk është zgjidhur gjerëtani, edhe përkundër që, Qeveria Serbe, ka sjellë konkluzion mbi planin e paraqitur nga pala shqiptare e Luginës së preshevës.

Lexojeni pyetjen e deputetit Kamberi:

Qeveria e Serbisë, në mbledhjen e mbajtur më 4 qershor të vitit 2013’të, ka vendosur konkluzion që në mënyrë të plotët’a pranoj raportin nga takimi ndërmjet përfaqësuesve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit politik shqiptar nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvëgjë, e që është edhe pjesë përbërëse e këtij konluzioni.

  • Rritjen e numrit të të punësuarve shqiptarë nëpër institucionet shtetërore, të nivelit local dhe atyre rajonal; policisë locale dhe kufitare, institucionet gjyqësore, etj.
  • Rimëkëmbja ekonomike me “masat stimulative” për investitorët vendor, e të huaj.
  • Masat për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip nëpër institucionit shtetërore.
  • Riogranizimi i gjyqësisë,
  • Njohja e Diplomave të Kosovës
  • Zgjidhjen e problemit të furnizimit me tekste shkollore.

Këto janë vetëm disa nga 42 pyetjet e grupuara në Planin 7-të pikësh të paraqitur qeverisë serbe.

Ndër të tjera, të theksojë se me qëllim të zvoglimit të tensionit, të mos përdoret  termi “terrorist”, kur bëhet fjalë për shqiptarët, dhe zgjedhjen e lokacionit adekuat për pllakën përkujtimore mbi Lluçan të Bujanocit dhe atë të Preshevës, afati për të cilët ka qenë korriku i 2013-tes.

Përshkakë se gjerëtani nuk është zgjidhur asnjë nga pyetjet e lartëpërmendura, bile as ajo e maternitetit, pyetja ime për Qevrinë e Serbisë, thotë:

Pse ushtrimi i të drejtave shqiptare, është i lidhur me numrin e banorëve shqiptar, ndërsa për ketë çështje shfrytëzohen të dhëna jo të plota nga regjistrimi i popullsisë të vitit 2012-të?

A do të fillojë, apo kur do të fillojë Qeveria e Serbisë me iniciativën e realizimit të konkluzionit 05 numër: 06-4185/2013-4, të qesrhorit 2013-të?

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *