KKSH: Festa e Kurban Bajramit të simbolizoj sakrificën dhe besimin për Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit!

68

Këshilli Kombëtar Shqiptar uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin për Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria. Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na pranojë të gjitha lutjet tona, si frimëzim në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar.

 

Bujanoc, 03.10.2014

Shërbimi për informim i KKSH-së





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *