Mblidhet Kuvendi i Përgjithshëm i PVD-së, kufizon mandatet në dy sosh!

128

Sot në Bujanoc, u zhvillua seanca e Kuvendit të Përgjithshëm të Partisë për Veprim Demokratik, në të cilën u shqyrtaun çështjet thelbësore për ketë parti.
Me pjesëmarrjen e mbi 120 delegatëve, sot u zhvillua Kuvendi i punës së PVD-së, në të cilën u diskutuan situata aktuale politike në Luginë të Preshevës dhe riorganizimit të PVD-së.
Në hapjen e Kuvendit të punës, kryetari i PVD-së Riza Halimi, propozoi këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i situatës aktuale politike në Luginë të Preshevës,
2. Ndryshimet dhe plotësimet e statutit të PVD-së,
3. Pyetje dhe propozime
Kryetari i PVD-së para të pranishmive deklaroi se: “Pozita shqiptare në Luginë të Preshevës, është shumë më e vështirë se në kohën e kralit apo edhe vetë të Titos, me që shqiptarët në përditshmëri po përballen me shpërnguljen më të madhe të dikurshme në këto treva, e që po realizohet krejtësishtë e pa vërejtur”.
Nga ana tjetër, grupi punues për plotësimet dhe ndryshimet statutare, para kuvendarëve propozoi ndrsyhimet e statutit të PVD-së, të cilat njëzëri u miratuan. Si ndryshime më të veçanta ishin: kufizimi i mandatit në dy mandate për kryetarin dhe kryetarët e degëve të PVD-së, përfaqësimi i gjinisë femrore, me mbi 30%, njëashtu dhe të moshës së re me 20%, rritja e numrit të kuvendarëve në total në 215-të, si dhe përzgjedhja e anëtarëve të kryesisë nga kuvendet përkatëse.
Kuvendi i përgjithshëm i PVD-së, për shkaqe të punimeve në sheshin e qytetit, punët i zhvilloi në restorantin “Pesë Yjet” në Bujanoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *