Për një martesë të qëndrueshme, ja sekretet të cilat duhet t’i dini!

88

Në këtë shkrim ju do të zbuloni sekretet për shpëtimin dhe rivendosjen e ekuilibrave nё martesën tuaj, nga Mort Fertel, një autoritet botëror që ka një reputacion ndërkombëtar për shpëtimin e martesave.
Njerëz nga e gjithë bota, planifikojnë seanca televizive private me Mort Fertel dhe kërkojnë këshilla duke marrё pjesё nё “Programin e Stёrvitjes/Fitnesit tё Martesёs”. Ai është autor i “Fitnesit te Martesёs”, themelues i Qendrës se Fitnesit te Martesës pёr rinovimin e marrëdhënieve nё çift dhe krijuesi i paketёs “Fitnesi i Martesёs nё Shtёpi, materialet mё gjithёpёrfshirёse dhe tё kuptueshme pёr tё mёsuar mbi marrёdhёniet”. Mё shumё se 100.000 njerëz çdo vit regjistrohen nё kёtё program.

Ai rrëfen konceptin e tij për martesën, që shpesh kthehet në kompromis, dhe disa sekrete për ta zgjatur jetën e një martese.

LINI PROBLEMET MЁNJANЁ
Besojeni kёtё apo jo, sekreti është që të qёndroni larg nga problemet tuaja dhe tё shpenzoni kohën dhe energjitё tuaja duke bërë aktivitete të veçanta pёr tё ndërtuar marrëdhënien. Në qoftë se ju bëni këtë, shumica e problemeve tuaja do të zhduken, rreziku i divorcit do të largohet dhe njerëz të tjerë qё presin tё pushtojnё martesёn tuaj do të bëhen të parëndësishёm. Para se të merreni me problemet tuaja, ju së pari duhet të ndërtoni dëshirën e mirë te bashkëshorti juaj. Dhe kjo është që mund të bëhet edhe në situatat mё të vështira martesore. Nëse martesa juaj është nё qendёr tё vёmendjes, ju nuk duhet tё merreni me problemet tuaja. Ndaloni se foluri rreth kёsaj çështje, pёr vëmendjen qё nuk jeni duke marrë, ose çfarëdo problemi tjetёr. Nëse koha juaj ështё duke mbaruar, përpjekja për të zgjidhur problemet tuaja do ta dëmtojë martesën tuaj dhe do ta bëjë zgjidhjen me tё vёshtirё pёr tu gjetur.

BISEDO DHE PREK
Flisni dhe prekeni fizikisht njeri tjetrin çdo ditё. Flisni me bashkёshortin/en çdo ditё pёr ёndrrat, frikёrat dhe pasiguritё tuaja. Thoni njё shaka apo bёni humor. Flisni pёr ditёn qё kaluat dhe situatat e kёndshme apo jo qё pёrjetuat.

Bёni hapin e parё dhe prekeni sot bashkёshortin tuaj. Provoni njё puthje tё ngrohtё ose njё pёrqafim tё lehtё. Ky veprim zgjat vetёm njё moment, por energjia pozitive qё pёrcjell zgjat gjatё gjithё ditёs. Kur ju pёrkёdhelni dorёn e bashkёshortit tuaj, i fёrkoni shpatullat, e prekni me dashuri nё faqen, do vijё njё moment qё bashkeshorti juaj do ta kuptojё se ju jeni komplet e lidhur me tё. Mbushe martesёn tёnde me disa nga kёto momente çdo ditё dhe marrёdhёnia juaj do fillojё tё ndryshojё.

TË JAPËSH
Pёr tё krijuar njё martesё tё qёndrueshme dhe tё gjatё nё kohё, ju duhet tё zgjidhni nё fillim veprimet e dashurisё. Mё pas vijnё ndjenjat.
Ju udhёzoj qё gjatё 48 orёve tё ardhshme, ti jepni bashkёshortit tuaj njё dhuratё. Por çelёsi ёshtё ky: nuk mund tё jetё njё dhuratё çfarёdo. Bashkёshorti duhet tё ndiejё qё brenda kёsaj dhurate, jeni ju. Pjesa mё e rёndёsishme e njё dhurate ёshtё se ajo pёrfaqёson prezencёn e atij personi qё jua dha kёtё dhuratё. Nuk ёshtё çёshtje parash. Bёhet fjalё pёr kohё, mendime dhe energji. Sigurohuni qё ёshtё diçka qё ka ngjyrёn e preferuar e bashkёshortit tuaj, ose ёshtё realizuar nё vendin e tij tё lindjes, ose diçka qё e ka pёrmendur mё parё qё e donte.

Kur ju tё gjeni dhuratёn e duhur pёr tё, ai do ndihet se ju e kuptoni çfarё ai ndien dhe çfarё dёshiron, pa jua kёrkuar vetё kёtё. Kur i jepni dikujt njё dhuratё , e cila thotё “ unё tё njoh, tё kuptoj” ai njeri do tё shkrihet nga kёnaqёsia.

TЁ PЁRFSHIHESH
Kultura e ditёve tё sotme, promovon shumё pavarёsinё. Por njё martesё e fortё kёrkon njё lёvizje nga “Unё “ drejt “ Ne”. Dashuria kёrkon tё kalosh kohё sё bashku dhe tё jesh i pёrfshirё nё jetёn e njёri-tjetrit. Nuk bёhet fjalё tё jesh i pavarur, por tё jesh nё mёnyrё tё suksesshme i ndёrvarur. Tё jesh i pёrfshirё jo domosdoshmёrisht nёnkupton tё bёsh aktivitete sёbashku. Do tё thotё qё ju mund ta shikoni aktivitetin, ta planifikoni atё, tё bёni buxhetin e tij, tё bleni material pёr tё, ose ta diskutoni si do realizohet. Se si do tё pёrfshiheni varet nga ju, bashkёshorti juaj dhe interesi qё keni ju. Ka mundёsi tё pafundme. Qёllimi ёshtё tё pёrfshihesh nё njё mёnyrё apo tjetrёn, kёshtu qё interesi i bashkёshortit tuaj tё bёhёt pjesё e jetёs suaj gjithashtu.

BЁHU NDRYSHIMI QЁ DO TË DOJE TЁ SHIHJE
Deri mё tani, pyetja mё e shpeshtё qё mё drejtojnё njerёzit ёshtё “ Si mund ta bёj bashkёshortin tim tё ndryshojё?” Pse refuzon njё bashkёshort tё ndryshojё nё martesё dhe çfarё mund tё bёsh ti pёr kёtё?

Bashkёshorti/ja mund tё mos dёshirojё tё ndryshojё pёr hir martesёs nё kёto momente, por jo pёr arsyen se nuk do njё martesё tё mirё. Tё gjithё e duan njё martesё tё shkёlqyer. Por kjo ndodh sepse, nёse duhet tё ndryshojnё , duhet qё kjo tё jetё ideja e tyre. Sa mё shumё t’i nxisni, t’i detyroni, t’i urdhёroni apo t’u pёrgjёroheni, aq mё pak do tё ndryshojnё ata. E di qё ёshtё e vёshtirё tё prisni, por duhet qё dёshira pёr ndryshim tё vijё pёr sё brendshmi tek ata.

Ju mund tё bёheni njё shembull frymёzimi dhe bashkёshorti mund tё shohё sesi zgjedhjet e tua ndikojnё nё ndjenjat pёr veten dhe martesёn.

A JAM MARTUAR ME NJERIUN E DUHUR?
Tё biesh nё dashuri ёshtё shumё e thjeshtё. Ёshtё njё eksperiencё pasive dhe spontane. Por pasi kalojnё disa vite martesё, euforia e dashurisё zbehet. Ёshtё cikli natyror i çdo marrёdhёnieje. Dalёngadalë, telefonatat bёhen bezdisёse , prekja jo gjithmonё ёshtё e mirёpritur dhe batutat qё dikur tё argёtonin, tani tё acarojnё. Bashkёshortёt akuzojnё njёri tjetrin pёr palumturinё e tyre dhe fillojnё tё kёrkojnё jashtё martesёs pёr tё pёrmbushur nevojat e tyre. Tradhёtia ёshtё forma mё e zakonshme. Por ndonjёherё njerёzit gjejnё pёrmbushje nё punё, nё njё hobi, nё miqёsi, ose tё substancat abuzuese. Por pёrgjigjia e kёsa dileme nuk ndodhet jashtё martese. Ajo ndodhet brenda saj.

Dashuria nuk ёshtё mister. Ka disa gjёra specifike qё ju duhet tё bёni (me ose pa bashkёshortin tuaj) pёr ta bёrё martesёn tё funksionojё. Nёse ju dini ti zbatoni rregullat, rezultatet janё tё parashikueshme- ju mund tё “krijoni” dashurinё.

Njё pyetje tjetёr shumё e rёndёsishme ёshtё: Kur ёshtё koha e duhur pёr tё hequr dorё nga martesa? Nёse e keni marrё divorcin nё konsideratё pёr arsye morale, atёherё, para se tё hyni nё kёtё rrugё, provoni tё qёndroni nё martesё, tё paktёn pёr njё vit. Por duhet tё pёrpiqeni seriozisht, thotë Fortel, transmeton revista Anabel. Nё çdo moment e keni mundёsinё pёr tu larguar. Por nёse kaloni pragun e shtёpisё, jeta juaj nuk do tё jetё kurrё mё njёsoj. Nёse keni fёmijё, as jeta e tyre nuk do jetё mё e njёjta.

Nёse vёrtet doni tё divorcoheni, duhet ta dini thellё nё zemrёn tuaj se ju bёtё gjithçka qё ishte e mundur pёr ta bёrё atё tё funksiononte. Ju do tё donit qё tё jeni nё gjendje qё tё filloni njё jetё dhe marrёdhёnie tё re me mendje tё qartё. Dhe pёr ta arritur kёtё, sipas eksperiencёs sime, duhet tё paktёn njё vit. Ndoshta mund t’ju duket njё kohё e gjatё, por ky ёshtё njё investim qё zgjat pёr gjithё pjesёn e mbetur tё jetёs. Do tё jetё njё investim i mirё pёr jetёn tuaj, pavarёsisht nёse martesa funksionon apo dёshton.

DASHUROHUNI
Problemi nё shumicёn e martesave ёshtё mёnyra sesi çifti shikon problemet. Nёse ju i shikoni problemet tuaja si probleme; atёherё ky ёshtё njё problem i vёrtetё. Tё zgjidhёsh problemet dhe tё zhvillosh aftёsitё e komunikimit, mund tё sjellё pёrmirёsime tё vogla nё martesё. Por nёse dёshironi njё transformim radikal, ju duhet tё zbatoni njё model tё zakoneve tё reja nё marrёdhёnie. Ju duhet tё krijoni dashurinё. Njerёzit demoralizohen dhe frustrohen gjatё pёrpjekjes pёr tё zgjidhur problemet martesore. Por kjo nuk ёshtё produktive.

Çёshtja kryesore nё njё martesё, nuk ёshtё si t’i zgjidhёsh problemet, por si tё krijosh dashuri. Fokusohu nё ndёrtimin e dashurisё. Kjo do t’i zgjidhё tё gjitha problemet tuaja. /Telegrafi/ – /LuginaLajm/
 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *