Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Një tjetër xhihadist i vrarë në Siri

0

Familjarët e 24-vjeçarit nga Dragostunja, i vrarë në Siri deklarojnë se Idajet Balliu kishte shkuar me studime dhe se është mashtruar nga ekstremistët.
Xhaxhai Tahir Balliu shprehet se nuk di asgjë për nipin e tij 24-vjeçar, përveç lajmeve të dhëna në televizion. Gjithashtu, ai thotë se familja nuk di asgjë edhe për vëllain e tij dhe bashkëshorten, prindërit e Idajetit që gjithashtu janë larguar drejt Arabisë Saudite.
“Ajo që mendoj unë është se, nëse është e vërtetë që ata i kanë mashtruar, u kanë thënë për studime dhe i kanë bërë ekstremistë, Zoti i ndëshkoftë! Nuk do gjejnë kurrë paqe”, thotë Tahir Balliu.
Po ashtu fqinjët shprehen se familja Balli njihej si familje e mirë. “Me gjithë shpirt e zemër e them se këta janë mashtruar nga esktremistët. Ata nuk janë ekstremistë, në asnjë mënyrë. Ata janë fukarenj. Ai u nis për shkollë andej dhe kush e di kanë vajtur edhe ata. Ne jemi fshat mysliman, e duam fenë islame, por jo ekstremizmin”, thotë një prej fqinjëve.
Idajet Balliu është larguar nga vendi i tij i lindjes dy vjet më parë, para një muaji ai është parë sërish në fshat dhe më tej asgjë nuk dihet se si 24-vjeçari nga fshati Dragostunjë mbeti i vrarë në Siri. Po ashtu mendohet se edhe prindërit e Idajetit kanë rënë pre e mashtrimeve dhe janë larguar drejt Sirisë.
Familja Balliu jetonte në kushte ekstremisht të varfera në Dragostunjë dhe mendimi për një jetë më të mirë i ka shtyrë ata drejt largimit të përhershëm nga vendlindja. /Top Channel/ – /LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *