Latest update Prill 19th, 2018 5:46 PM
Gus 17, 2014 Lugina-Lajm Lajme, Nga Rajoni, Promocion 0
Në takimin që sot kishte me kryetarin e Trupit Koordniues Zoran Stankoviqin, kryetari i Medvegjës Dragisha Petroviq, ka konsinderuar si çështje shumë të rëndë, faktin që në muajin e fundit, nuk është punësuar asnjë punëtor në prodhimet e ndryshme në Medvegjë.
“Problemi më i madh për neve mbetet Miniera e Lece-s, në të cilën janë të punësuar mbi 350 minator, e të cilët aktualisht janë në grevë. Pason Fabrika e peletit e cila ka të punësuar rreth 50 punëtor, gjithashtu nuk është në gjendjen më të mirë të saj, ashtu që të gjitha prodhimet kanë ngecur në një nivel jo të mirë” – ka deklaruar kryetari i Medvegjës, Dragisha Petroviq.
Megjithate, edhe përkundër që Mevegja si një komunë e braktisur nga shumë qyetetar, veçmas nga shqiptarët në vitin 99′, ka arritë të sjellë investitor të ndryshëm, ku po bëhet edhe prodhimi i peletit për nxehmje, e që investitorëve po u lenë profit të bollshëm, komuna e Bujanocit, edhe përkundër thirrjes së udhëheqjes në sjelljen e investitorëve, nuk ka arritë të bëjë asnjë investim të huaj. Aq më shumë, kur kryetari i komunës është në pushtet që nga 2002-shi, dhe se në stafin e tij ka njerëz “adekuat” për sjelljen e investitorëve dhe zhvillimin ekonomik. Vlenë të përmendet se partia e kryetarit të komunës, Nagip Arifi, në fushatët parazgjedhore të 2012-tës, kishte premtuar sjelljen e një investitori në Dobrosin, ku do të hapeshin 2.000 vende të reja të punës. Por ky premtim jo që nuk u realizua, por asnjëherë më nuk është potencuar nga vet Nagip Arifi.
Nga kjo mund të themi se: “në Medvegjë po prodhohet peleti, ndërsa në Bujanoc…rrenat parazgjedhore!”
/LuginaLajm/
happy wheels
Pri 19, 2018 0
Pri 19, 2018 0
Pri 19, 2018 0
Pri 18, 2018 0
Pri 19, 2018 0
Pri 19, 2018 0
Pri 19, 2018 0
Pri 18, 2018 0
Gus 16, 2014 0
Gus 16, 2014 0
Gus 16, 2014 0
Gus 17, 2014 0