Aksident me fatalitet në afërsi të Bujanocit!

67

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta në aksidentin e ndodhur, mbrëmë rreth orës 20:30 në afërsi të Banjës së Bujanocit, në magjistralen Vranjë – Bujanoc (E-75).
Aksidenti me fatalitete ka ardhë, si rrjedhokë kur një veturë me targa të BU (Bujanocit) në të cilën ndodhej vetëm ngasësi i mjetit, në tentim për të tejkaluar një automjetë tjetër, ka dalë në anën e majtë dhe ka goditur direk një veturë tjetër, me targa të Zvicrës në të cilin kanë qenë pesë shqiptar nga Maqedonia, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë..
“Automjeti Renault Twingo me targa të BU, të cilën po e drejtonte Elver A. duke lëvizuar nga Vranja për në Bujanoc, në rrethana ende të panjohura ka kaluar në anën e majtë ku është goditur me Audi Q7 me targa të Zvicrës”, transmeton LuginaLajm./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *